Osmani i kthen përgjigje Deharit: Obligoheni që seancën ta vazhdoni jo më vonë se brenda 48 orëve

16 prill 2025 | 16:10

Presidentja Vjosa Osmani i ka kthyer përgjigje kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, i cili i është drejtuar asaj me kërkesën për “sugjerime” pasi e ka ndërprerë seancën për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

Në këtë letër, Osmani ka thënë se Kushtetuta i detyron të jetësojnë e jo të bllokojnë procese.

“Rrjedhimisht, gjithashtu ju rikujtoj se fryma Kushtetuese, praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloja e Kuvendit, ju obligon që seancën konstituive ta vazhdoni jo më vonë se brenda 48 orëve nga ndërprerja e saj. Andaj, ju ftoj që në përputhje me autorizimet tuaja si kryesues i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë të Kuvendit efektive që nga data 8 prill 2025, ta realizoni seancën konstituive në përputhje me parimet kushtetuese të përmendura më lartë, Rregulloren e Kuvendit dhe legjislacionin në fuqi”, është thënë në letrën e Osmanit, drejtuar Deharit.

May be an image of textMay be an image of text that says 'Kosoves eshte obligim kushtetues çdo institucioni dhe çdo personi mveshur me autoritet publik. rastin konkret, Eshte obligim juaji Kryesues seances konstituive gjithë deputeteve zgjedhur nẽ Legjislaturën Kuvendit. fryma Rrjedhimisht, rikujtoj Kushtetuese dhe Rregullorja brenda dyzet autorizimet tuaja data prill permendura Gjykates vazhdoni Kushtetutes, praktika giyqčsore obligon seancen konstituive ndërprerja Andaj, seances konstituive Legjislatures Kuvendit, konstituive perputhje parimet Kuvendit dhe legjislacionin fuqi. Rregulloren kesaj letre, Presidente kushtetuese perkitazi nenin paragrafi Republikes Kosoves, shpreh gatishmërine politike parlamentare per diskutuar mugễn perpara, nevojshme. Shtetit, kuader kompetencave paragrafi Kushtetutis dhe kryetaret partive tille konsiderohet rast ප respekt, meme Vjosa Osmani Sadriu Republikes Kosoves'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) vlerëson se pas ndërprerjes së…