Osmani i reagon Konjufcës për ‘frizerkat’: Asnjë grua që punon s’duhet të jetë objekt përqeshjeje

20 maj 2026 | 13:20

Bartësja e listës së LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit, Vjosa Osmani, i ka reaguar numrit dy të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili dje ka fyer profesionin e “frizerkave”.

Ajo ka vlerësuar se asnjë grua që punon nuk duhet të jetë objekt përqeshjeje.

Osmani ka shkruar në “Facebook” se gruaja e lodhur nga puna vlen më shumë se mijëra fjalët tuaja boshe.

“Veç puna e çon përpara Kosovën. Jo urrejtja e përçmimi! Asnjë grua që punon nuk duhet të jetë objekt përqeshjeje! As gruaja në sallon. As gruaja në market. As gruaja në shkollë. As gruaja në spital. As gruaja në zyre. As gruaja në Universitet. As gruaja që mban biznes. As gruaja që mban familje. As gruaja që punon pa u ndalur, edhe kur askush nuk ia sheh mundin. Gratë janë shtylla e Kosovës. Janë heroinat tona të çdoditshme, që punojnë, kujdesen, krijojnë, shërbejnë, rrisin fëmijë, paguajnë taksa, dhe ndërtojnë jetë me djersën e tyre. Gruaja e lodhur nga puna vlen më shumë se mijëra fjalët tuaja boshe”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditët e Kylian Mbappes si lojtar i Real Madridit duket…