Osmani: I siguroj qytetarët e Kosovës se nuk ka arsye as për shqetësim e as për panik

17 korrik 2025 | 16:57

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se i siguron qytetarët e Kosovës se s’ka arsye për shqetësim dhe panik.

Ajo është shprehur se kërcënimet nga Serbia janë të vazhdueshme, megjithatë tha se institucionet tona kanë gjithçka nën kontroll.

“I sigurojë qytetarët e Kosovës se nuk ka arsye as për shqetësim e as për panik, sepse institucionet tona janë në krye të detyrës për mbrojtjen e kufijve dhe të sigurisë së të gjithë qytetarëve tanë. Kërcënimet nga Serbia janë të vazhdueshme, megjithatë institucionet tona kanë gjithçka nën kontroll në bashkëpunim të ngushtë edhe me aleatët tonë”.

“Siç e dini që nga akti i agresionit të Banjskës edhe institucionet tona të sigurisë kanë rritur prezencën në mënyrë të parandalimit të këtyre eskalimeve, e poashtu edhe KFOR-i e ka rritur prezencën në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

“Për ata që thonë se kinse qytetarët nuk kanë qenë të informuar për tendencat e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë, përfshirë këto të fundit, dua të bëjë me dije se kjo çështje është trajtuar në dhjetëra komunikata e deklarata të Presidencës së Kosovës dhe është përmendur edhe në shumë deklarata të institucioneve tona të tjera”, ka thënë Osmani në një konferencë për medie pas vizitës zyrtare në ShBA dhe Letoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daniel Dubois ka deklaruar se do të “sjellë kaos” kundër…