
Osmani ia citon Trumpin shefit të NATO-s: Paqe përmes fuqisë, kjo kuptohet më së miri në këtë rajon
“Paqe përmes fuqisë, siç ka thënë Donald Trump”. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cituar moton Donald Trump-it në konferencë të përbashkët për medie me shefin e NATO-s, Mark Rutte, referuar drejtpërsëdrejti.
Kjo moto e Donald Trumpit, ka thënë Osmani, “kuptohet më së miri në këtë rajon”.
Vjosa Osmani në fjalën e saj tha se Kosova jo vetëm që e ka vendin në NATO si vendi më pro Aleancës së Atlantikut të Veriut, por edhe se anëtarësimi i saj “është domosdoshmëri strategjike” e vetë aleancës perëndimore të sigurisë.
Për KFOR-in, ka thënë ajo “është misioni më i suksesshëm i NATO-s”.
“Është me rëndësisë që bashkërisht ta mbrojmë kufirin ndaj atyre që kanë për synim konflikte….”.
“NATO është themeluar mbi vlerat ku qëndron shteti ynë, prandaj synimi im për NATO është domosdoshmëri strategjike për rajonin…Është me rëndësi që ky rajon të mos ketë vakume siguri, siç thatë dje në Bosnje”.
“Ne dëshirojmë të thellojmë partneritetin tonë me NATO… Kosova e ka arritur 2 për qind të GDP-së për mbrojtje, dhe synojmë ta dyfishojmë në një kohë rekord”, ka thënë Osmani.