Osmani: Kemi shpartalluar propagandën serbe me njohje të reja (video)

11 janar 2026 | 20:58

Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se të arriturat më të mëdha për Kosovën janë në politikën e jashtme, duke potencuar arritje të madhe gjatë mandatit të saj rikonfirmimin e njohjeve nga shtetet të cilat Serbia pretendonte se e kanë çnjohur Kosovën.

“Kemi arritur që të rikthejmë rreth 20 çnjohje të pretenduara”, është shprehur presidentja Osmani në një intervistë me Shkëlzen Gashin në emisionin Nerv.

Ajo ka thënë se është dashur punë e madhe nga institucioni i Presidencës, për të rikonfirmuar njohjet e këtyre 20 vendeve.

“Ne kemi punuar shumë këto pesë vite që t’i rikonfiomojmë këto njohje, të cilat Serbia pretendonte se e kanë çnjohur Kosovën”.

“Sikurse mos të punonim ne ato shtete do të mbesnin në një stad të mohimit të pavarësisë s Kosovës nderkombëtarisht. Pra ne e kemi rikthyer çështjen e njohjeve”, ka thënë Osmani.

“Kjo ka qenë një arritur e jashtëzakonshme e punës sonë, sepse e ka shpartalluar propagandën serbe dhe në të njëjtën kohë e ka parandaluar një dëm të jashtëzakonshëm që Serbia ka synuar ta arrijë kundër Kosovës. E dyta, janë njohjet e reja. Këtë vit na arritëm katër njohje, do të ketë njohje të reja sërish, në bazë të diskutimeve dhe takimeve që kemi pasur me liderë botërorë”, ka thënë presidentja Osmani.

Intervistën mund ta ndiqeni këtu👇

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani ka paralajmëruar se do të hakmerret nëse Shtetet e…