
Osmani kërkon nga Finlanda ta mbështes Kosovën në rrugën evropiane
23 shkurt 2022
| 16:07
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën në takim lamtumirës ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, të cilën e ka falënderuar për shërbimin e deritashëm në Kosovë, duke i uruar sukses në angazhimet e mëtejme.
Përveç tjerash, presidentja Osmani e ka falënderuar ambasadoren Stjernvall edhe për mbështetjen e deritashme të Finlandës ndaj Kosovës, duke kërkuar që mbështetja të vazhdojë edhe në rrugën evropiane të Kosovës dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.