
Osmani kërkon nga KQZ-ja ta rishqyrtojë vendimin për verifikim të aplikimeve të mërgimtarëve përmes telefonit
11 janar 2021
| 21:24
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani i ka dërguar letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me procesin e votimit dhe verifikimit të aplikimeve për votim të mërgatës, duke i kërkuar rishqyrtimin e vendimit të marrë sot për verifikim të aplikimeve përmes telefonit.
“E drejta e votës është e drejtë fundamentale, e garantuar me Kushtetutën tonë dhe me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Si e tillë, e drejta e votës është e drejtë e patjetërsueshme e cila nuk mund të kushtëzohet me një telefonatë. Ky vendim i KQZ-së, e specifikisht pika IV e tij, mund të krijojë rrethana me të cilat e drejta e votës shkelet në mënyrë flagrante”, ka shkruar Osmani.