
Osmani kërkon nga Kushtetuesja ‘masë të përkohshme’ për Kuvendin
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese moskonstituimin e Kuvendit, si dhe çështjen e kompetencave dhe ndarjen e pushteteve.
Ndër të tjera, Osmani ka bërë me dije ka kërkuar nga Kushtetuesja “masë të përkohshme”, pra që të pezullohet rrjedhja e afatit prej 30-ditësh deri në një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese.
“Së bashku me kërkesën për interpretim ne po ashtu kemi dorëzuar kërkesën edhe për masë të përkohshme, kërkon edhe për pezullim të afatit kushtetues, e parandalon shkeljen e Kushtetutës nga ana e Kuvendit, konstituimit pas afatit që do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën. Pa u pezulluar ky afat, ne nuk mund të parandalojmë këtë dëm të pariparueshëm. Jemi të bindur që kërkesa për masë të përkohshme. Po rrezikohet rendi kushtetues, mbes me shpresë që Gjykata Kushtetuese ta prioritizojë”, ka thënë Osmani.