Osmani: Kosova e vlerëson thellësisht partneritetin me JICA-n

14 qershor 2025 | 12:04

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar në Tanaka Akihiko, kryetarin e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) në Tokio.

Ata së bashku diskutuamln për projektet aktuale dhe ato të ardhshme të zhvillimit të mbështetura nga JICA në Kosovë, me fokus në zhvillim të qëndrueshëm, infrastrukturë dhe ndërtim të kapaciteteve.

“Kosova e vlerëson thellësisht partneritetin me JICA-n gjatë viteve dhe përkushtimin e palëkundur për të mbështetur rritjen ekonomike dhe progresin e vendit tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të luftës, ish-ushtari i UÇK-së, dr. Fatmir Xhelili,…