Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq!
20 dhjetor 2025
| 14:00
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se përveç, aktit të njohjes, dje në Nassau, kryeqytetin e Komonuelthit të Bahamas, së bashku me kryeministrin Philip Davis, nënshkruan edhe marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
“Ky akt forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe zgjeron rrethin e shteteve tona mike që besojnë në vlerat e lirisë, sovranitetit dhe bashkëpunimit”.
“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj partneriteteve të sinqerta, në shërbim të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar”, ka shkruar Osmani në Facebook.



