Osmani: Kosova ka dy rrugë, atë të popagandës që na i shanë njerëzit në varrë, tjetra e aleancave të forta

10 maj 2026 | 19:29

Ish presdentja e vendit Vjosa Osmani në fjalimin e saj si prijëse e listës së LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit, është treguar e ashpër me partinë në pushtet duke përmendur propagandën, tradhtinë, patriotizmin e rrejshëm e kërcenimin për zgjedhje.

Osmani tha se të tillët nuk ngopen kurrë, e ia refuzojnë popullit 51 përqind vetëm për të eleminuar presidenten që ulet me presidentin e SHBA-së.

“Kjo Republikë është më e madhe se cdo mandat… Sot para Kosovës janë dy rrugë, rruga e izolimit, e krizës së përhershme, e propagandës që na i shanë edhe njerëzit në varrë, e patriotizmit të rrejshëm që bërtet shumë në shtëpi por hesht dhe ka frikë para armiqëve. Pra në njërën anë është rruga e atyre që kërcënojnë ta dërgojnë vendin në zgjedhje cdo tre muaj sepse nuk ngopen kurrë, rruga e atyre që e shndërrojnë në mision eleminimin e cdo njërit që republikën e vendos para cdo interesi partiak e ideologjik. Rruga e atyre që e dërguan vendin në zgjedhje e ja refuzuan popullit 51 përqind, vetëm e vetëm për të eleminuar një president që ulet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kurse rruga tjetër është rruga e amanetit të Rugovës, e shtetit serioz, aleancave të forta, respektit ndërkombëtar, rruga e Kosovës që nuk përkulet kurrë por as nuk vetëizolohet… e unë sot bashkë me ju kam zgjedhur këtë rrugë”, u shpreh Osmani në Tubimin e Bashkimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHBA-të kanë njoftuar se kanë hequr uraniumin e pasuruar shumë…