Osmani: Kosova qëndron me ShBA-në për të ndërtuar kapituj të rinj në përputhje me vizionin e Trumpit

11 korrik 2025 | 11:02

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Atje, e para  e vendit është pritur nga zëvendëssekretari i Shtetit, Christopher Landau.

Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani ka falënderuar Landaun, siç ka thënë ajo për mikpritjen e ngrohtë.

“Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të presidentit Trump. Më shumë siguri. Më shumë zhvillim.  Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka folur para seancës së…