Osmani: Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës

19 janar 2026 | 11:41

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për humbjen e të paktën 39 viktimave nga aksidenti hekurudhor në Spanjë.

Ajo ka thënë se Kosova solidarizohet me popullin e Spanjës.

“Shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve. Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar ajo në “X”.

Të paktën 39 persona kanë humbur jetën në një përplasje trenash në jug të Spanjës dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në aksidentin më të rëndë hekurudhor të vendit në më shumë se një dekadë, njoftoi Garda Civile e Spanjës.

Vagonët e një treni që po udhëtonte drejt Madridit kanë dalë nga shinat duke kaluar në binarët e kundërt dhe në këtë mënyrë janë përplasur me një tren që po vinte përballë në Adamuz, të dielën në mbrëmje.

Sipas rrjeteve hekurudhore, në të dy trenat ndodheshin rreth 400 pasagjerë dhe anëtarë të stafit. Shërbimet e emergjencës trajtuan 122 persona, ndërsa 48 prej tyre, përfshirë pesë fëmijë, ndodhen ende në spital. Nga këta, 11 të rritur dhe një fëmijë janë në gjendje intensive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi…