
Osmani: Kroacinë e konsiderojmë aleate kyçe të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pohuar se ky shtet mbetet ndër aleatët më të fuqishëm të Kosovës.
“Kroacinë e konsiderojmë si aleat kyç. Marrëdhëniet e dy shteteve ndërtohen mbi lidhjet e forta të miqësisë që ekzistojnë historikisht në mes dy vendeve tona. Jemi të lumtur që qytetarët kroat me origjinë shqiptare janë integruar mire dhe ndjehen krenarë si qytetarë të Kroacisë”, ka thënë Osmani.
Ajo ka shtuar se është tejet e rëndësishme që Kosova duhet të vazhdojë ta konsolidojë shtetësinë e saj.
Në ketë drejtim Osmani pret edhe ndihmën e shtetit kroat. “Shpresojmë që Kroacia do të vazhdojë ta përkrahë këtë rrugë të vështirë por të pandalshme”, është shprehur Osmani.
Presidenti kroat premton mbështetje për njohjet