Osmani kujton Latif Berishën dhe Agim Hajrizin: Kujtimi për ta do të jetojë përherë

24 mars 2026 | 20:17
Presidentja Vjosa Osmani në në përvjetorin e 24 marsit 1999, kujtojmë me nderim Profesor Latif Berishën si dhe Agim Hajrizin, bashkë me nënën e tij dhe Ilirin e vogël, të vrarë nga regjimi gjenocidal i Serbisë në një nga ditët më vendimtare për Kosovën.

Osmani tha se në akademinë përkujtimore dhe në vizitat tek familjet e tyre, sot u përulëm para sakrificës së tyre, siç tha, duke ripërtërirë zotimin se kujtimi për ta do të jetojë përherë në historinë dhe në ndërgjegjen e shtetit tonë.

“Për ne që u rritëm në Mitrovicë, data e 24 marsit nuk është vetëm një datë përkujtimi. Është edhe kujtesa e forcës së jashtëzakonshme të familjes Hajrizi e familjes Berisha, por edhe e krenarisë që ky qytet i ka dhënë Kosovës burra e gra që nuk u përkulën kurrë. Zoti e bekoftë familjen Hajrizi, familjen Berisha dhe Republikën e Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, thotë se sot me nderim…