Osmani kujton ndërhyrjen e NATO-s me një mesazh për ruajtjen e aleancave, publikon edhe fjalimin e Clintonit
24 mars 2026
| 11:03
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë 27 vjet më parë duke publikuar videon kur presidenti Bill Clinton kishte dhënë lajmin se kishin vendosur për këtë ndërhyrje.
Osmani këtu ka pasur edhe një mesazh për ruajtjen e aleancave, duke thënë se që sollën lirinë duhet të mbrohen si vetë liria.
“27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi. Kosova nuk harron. Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë”, ka shkruar Osmani në mbishkrimin e videos së publikuar në “Facebook”.



