
Osmani: Kur Amerika qëndron përkrah nesh, Kosova është më e fortë dhe më e sigurt
02 gusht 2025
| 16:38
Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se ishte kënaqësi ta mirëpres sot Zv/Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-ve, David A. Baker.
Osmani ka thënë se kur Amerika qëndron përkrah nesh, Kosova është më e fortë, më e sigurt dhe më e zhvilluar.
“Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes, përfshirë edhe në industrinë e mbrojtjes, si një mundësi me përfitime të ndërsjella për të dyja shtetet”.
“Anëtarësimi i Kosovës në NATO është një objektiv strategjik dhe mbështetja e SHBA-ve në këtë proces është jetike”, ka shkruar Osmani në Facebook.