Osmani: Kur u pa se mund të zgjidhesha, Kurti nuk e përkrahi kandidaturën time
09 mars 2026
| 21:59
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se kandidatura e saj për presidente nuk mori mbështetjen e kryeministrit Albin Kurti dhe të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes pikërisht në momentin kur, sipas saj, u bë e qartë se ekzistonin shanse reale për zgjedhjen e saj.
“Ka parti tjera që asnjëherë nuk kanë deklaruar publikisht që asnjëherë nuk do të marrin pjesë në rast se propozohet emri im. Kur u qartësua që në fakt ka shansa që unë të zgjidhem, nga Kryeministri Kurti më erdhi një vlerësim krejtësisht i ri – që ishte se ai dhe grupi parlamentar i VV-së nuk e përkrahin kandidaturën time”, është shprehur Osmani në emisionin e Çim Pekës.



