
Osmani: Luan Haradinaj ishte ndër të parët që zgjodhi lirinë mbi jetën, atdheun mbi gjithçka
06 maj 2025
| 11:52
Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar heroin Luan Haradinaj në përvjetorin e rënies.
Osmani ka thënë se Luani ishte ndër të parët që zgjodhi lirinë mbi jetën, atdheun mbi gjithçka.
“Në përvjetorin e rënies së heroit Luan Haradinaj, përkulemi me nderim para jetës dhe sakrificës së tij. Ai ishte ndër të parët që zgjodhi lirinë mbi jetën, atdheun mbi gjithçka. Gjaku i tij dhe i të gjithë heronjve të UÇK-së, është gurthemel i lirisë sonë. Lavdi e përjetshme heroit të kombit, Luan Haradinaj!”, ka thënë Osmani në deklaratën për medie.