Osmani: Masakra e Reçakut ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës

15 janar 2024 | 10:42

Në Kosovë më 15 janar, krerët shtetërorë nderuan viktimat e masakrës së Reçakut.

Në këtë fshat të Shtimes, 25 vjet më parë forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë.

Gjatë vendosjes së kurorave me lule në këtë fshat të Shtimes, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, falënderoi ish-ambasadorin amerikan, William Walker, i cili ishte i pranishëm në këtë ceremoni.

Walker, gjatë vitit 1999 kishte shërbyer si shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe kishte dokumentar krimet e kryera në këtë fshat.

Sipas Osmanit, masakra e Reçakut ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës.

Ajo tha se Walker për 25 vjet ka punuar që të mbrojë të vërtetën e Reçakut, por shtoi se kjo ngjarje ende mohohet në Serbi.

“…në një kohë kur për fat të keq, regjimi i sotëm i [presidentit serb, Aleksandar] Vuçiqit, që është vazhdimësi e regjimit të [ish-udhëheqësit serb, Sllobodan] Millosheviqit, jo vetëm që mohon masakrën e Reçakut, por edhe i arreston e torturon ata të cilët vendosin lule mbi varret e fëmijëve të vrarë gjatë luftës”, tha Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sagiv Jehezkel është akuzuar për nxitje të urrejtjes nga ministri…