Osmani: Masakra në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, dëshmi e krimeve mizore nga regjimi gjenocidal serb
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar masakrën në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, duke theksuar se është dëshmi e krimeve mizore nga regjimi gjenocidal serb.
“13 Marsi është një nga datat, të cilën Mitrovica nuk do ta harrojë kurrë. Në këtë ditë përkujtojmë viktimat e masakrës në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, ku më 13 mars 1999, nga granatat e forcave të regjimit gjenocidal serb, u vranë mizorisht 7 civilë të pafajshëm, nga mosha vetëm 5 deri në 65 vjeç. Në këtë akt makabër u plagosën 128 qytetarë të tjerë: fëmijë, gra, pleq e të rinj, të cilët u përballën me barbarinë e një regjimi kriminal. Masakra e Tregut të Gjelbër mbetet dëshmi e dhimbshme e krimeve mizore të kryera gjatë luftës në Kosovë. Përulemi me respekt para viktimave, ndajmë dhimbjen me familjet e tyre dhe riafirmojmë thirrjen për drejtësi”, ka thënë presidentja Osmani.



