Osmani: Me ligjin e ri do të ndëshkohen personat që thonë “s’ka virus”

07 gusht 2020 | 16:55

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se për arsye të ndryshme është zvarritur shqyrtimi i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Covid-19 në territorin e Kosovës.

Sipas saj, me këtë ligj është paraparë të ndëshkohen të gjithë ata persona që thonë “s’ka virus”.

“Me këtë ligj do të sanksionohen personat fizik dhe juridik që nuk zbatojnë masat e vendosura nga ana e qeverisë, që pritet që nëpërmjet amandamentit të bëhen detyruese, ku parashihen ndëshkime, që me ndikimin e tyre keqpërdorin duke thënë që nuk ka virus, sepse dëmi që e bëjnë në shoqëri është i madh dhe dezinformatat e tyre nuk do të duhej lënë pa u ndëshkuar”, u shpreh ajo.

“Ky ligj është zvarritur përkundër faktit se ka qenë kërkesë e qartë. Përkundër situatës së rënduar nga pandemia Covid-19, ligji ka mbetur peng i politikave. Ky ligj që e kemi iniciuar së bashku me 5 deputetë të tjerë ka për qëllim që nëpërmjet kufizimeve të jetë me efektiv për parandalimin e kësaj pandemie në respektim të kushtetutshmërisë”, ka thënë Osmani.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në seancën e sotme të Kuvendit duke…