Osmani: Më në fund arritëm konsensusin e partive për miratimin e ligjit për pandeminë  

14 gusht 18:40

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e ka vlerësuar si hap shumë të  rëndësishëm  miratimin e në lexim të dytë të Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Pas miratimit të këtij projektligji, ajo është lidhur “live” në profilin e saj në “Facebook”, ku ka thënë se më në fund arritën një konsensus të plotë të forcave politike për këtë çështje.

“Që nga muaji mars, kur Gjykata Kushtetuese kërkoi nga Kuvendi që ta miratojë një ligj për pandeminë, ka pasur dallime të mëdha politike  dhe bllokada të mëdha që e parandaluan këtë ligj. Arritëm më në fund që ta arrijmë një konsensus të plotë të forcave politike dhe ta miratojmë këtë projektligj”, ka deklaruar Osmani

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e avancimit të bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror dhe…