Osmani me shefin e OSBE-së flasin për zhvillimet aktuale në vend

29 korrik 2025 | 16:46

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk, me të cilin diskutoi për zhvillimet aktuale në vend.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë që raportet e OSBE-së të pasqyrojnë me saktësi realitetin në terren, dhe që incidentet e raportuara të jenë të bazuara në fakte të verifikuara dhe të konfirmuara edhe nga institucionet e sigurisë në Kosovë.

Presidentja diskutoi edhe për rëndësinë e sundimit të ligjit dhe adresimin e ndërhyrjeve ilegale nga Serbia, përfshirë presionin që ushtrohet nga Serbia ndaj qytetarëve serbë në Kosovë me qëllim të pengimit të integrimit të tyre në institucionet e Republikës së Kosovës.

Tutje, presidentja Osmani theksoi se përkushtimi i institucioneve të Kosovës për paqe, stabilitet dhe gjithëpërfshirje mbetet i palëkundur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka…