Osmani: Mediat, aleate në prezantimin e të vërtetës për Kosovën

25 shkurt 2022 | 17:17

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të premten në takim një grup gazetarësh nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Presheva.

Në takim më gazetarët është diskutuar gjendja aktuale në sferën e medias dhe është thënë se mbrojtja e të vërtetës në kohën ku e gjitha bota për përballet me lajmet e rreme është sfida kryesore e gazetarisë profesionale.

Presidentja Osmani, ka theksuar se mediat janë aleate në prezantimin e të vërtetës për Kosovën kudo në botë. Në kontekst me zhvillimet politike pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e mediave kundër përpjekjeve të Rusisë dhe aleatëve të saj për ndërtimin e paraleles ndërmjet Kosovës dhe rastit të Ukrainës.

Presidentja Osmani ka vlerësuar punën e gazetarëve dhe ka potencuar se puna e tyre është e pazëvendësueshme për plasimin e të vërtetës, e cila çdo ditë e më tepër po sfidohet nga lajmet e rrejshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka thënë se ka mbyllur…