
Osmani merr pjesë në ndërrimin e komandës në Bondsteel: Prezenca e ushtrisë amerikane është garanci për stabilitet
03 gusht 2023
| 12:57
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë të enjten në ndërrimin e komandës ndërmjet kolonel Matthew O. Dinenna dhe kolonel Terry A. Saul në Bondsteel.
Me këtë rast, Osmani ka shkruar në “Facebook”, se prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë është garanci për stabilitetit.
“Sot në mëngjes në Bondsteel, në ndërrimin e komandës ndërmjet kol. Matthew O. Dinenna dhe kol. Terry A. Saul. Prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë është garanci e stabilitetit dhe sigurisë në vendin tonë!”, ka shkruar ajo.