
Osmani: Miqësi e palëkundur në mes të Kosovës dhe Letonisë
15 korrik 2025
| 11:22
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur ngrohtësisht nga homologu i saj letonez Edgars Rinkevics.
Ajo u shpreh se miqësia mes dy vendeve është e palëkundur.
“Faleminderit Presidentit Rinkēvics dhe Republikës së Letonisë për pritjen e ngrohtë dhe miqësinë e palëkundur ndaj Kosovës!”, u shpreh Osmani.
E para e shtetit të Kosovës po e zhvillon një vizitë zyrtare në Letoni.