
Osmani mirëpret dënimin e policit serb për krime lufte në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur dënimin e policit serb Zoran Vukotiq për krime lufte në Kosovë.
Megjithatë, në llogarinë e saj në “Twitter”, ajo ka shkruar se drejtësia e vonuar është e drejtësisë e mohuar. “Por mos të harrojmë se drejtësia e vonuar është e drejtësisë e mohuar. Ne kemi nevojë për përgjegjësi dhe drejtësi për mijëra raste të tjera të grave kosovare”, ka shkruar Osmani.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me dhjetë vjet burgim, Zoran Vukotiqin për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht dhunim seksual ndaj një gruaje shqiptare në komunën e Vushtrrisë.
A significant breakthrough today – for the first time, a Serbian policeman has been convicted for wartime rape.
But let us not forget that justice delayed is justice denied. We need accountability & justice for the other thousands of Kosovar women who have not received it. https://t.co/JNbJDdLmJh
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 5, 2021