Osmani mirëpret fillimin e zhbllokimit të konstituimit të Kuvendit, uron kryetarin e ri

26 gusht 2025 | 20:10

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe siç thuhet në njoftimin e Presidencës, shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë.

Osmani i ka uruar punë të mbarë e kryetarit të ri, Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilija Rexhepi.

“Presidentja mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën”.

“Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu, znj. Vlora Çitaku, z. Kujtim Shala dhe znj. Emilija Rexhepi. Presidentja shpreson që sa më parë, e në përputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit”, thuhet tutje në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…