Osmani mirëpret zbatimin e vendimit të BE-së për heqjen e masave ndaj Kosovës

17 mars 2026 | 19:43

Presidentja Vjosa Osmani mirëpret konfirmimin e Komisionit Evropian se vendimi për heqjen e të gjitha masave të BE-së ndaj Kosovës është zbatuar plotësisht, raporton GazetaBlic.

Ajo falënderoi Komisionin dhe shtetet anëtare për mbështetjen dhe rikujtoi angazhimin e Kosovës për të punuar ngushtë me BE-në drejt statusit të kandidatit.

Postimi i plotë;

Duke u bazuar në vendimin e shpallur në dhjetor nga Presidentja e European Commission, Ursula von der Leyen, për heqjen e të gjitha masave të BE-së ndaj Kosovës, pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor, ne mirëpresim konfirmimin e sotëm nga Komisioni se ky vendim tashmë është zbatuar plotësisht.

Falënderoj Komisionin dhe të gjithë partnerët tanë nga shtetet anëtare për mbështetjen në përfundimin e këtij çështjeje, që rezultoi në heqjen e masave të padrejta që ndikuan negativisht në jetën e qytetarëve të Kosovës.

Kosova mbetet e përkushtuar për të punuar ngushtë me BE-në dhe për të ecur përpara në rrugën drejt statusit të kandidatit për anëtarësim në BE.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, Artan Behrami komentoi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë…