Osmani: Mund të kemi krizë, vendi mbetet pa buxhet e qytetarët pa mënyrën e vetme të mbijetesës

31 tetor 2025 | 15:14

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media tha se vendi mund të kalojë në një krizë të mundshme, në qoftë se nuk krijohet qeveria e re.

Sipas saj, vendi mund të mbetet pa buxhet, derisa shton se qytetarët mund të mbesin pa mënyrën e vetme të mbijetesës, pra pa pagën e tyre.

“Do të jem në kontakt me partitë politike në ditët në vijim për të parë nëse ekziston një mundësi e tillë, në mënyrë që të parandalojmë një krizë e cila është e mundshme . Është e mundshme sepse ne e kemi parë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ka zgjatur shumë certifikimi, pastaj ka zgjatur shumë konstituimi, Gjykata Kushtetuese akoma nuk e ka sqaruar çka nëse një Kuvend nuk konstituohet brenda 30-ditësh, pra mund të kemi situata të stërgjatura, dhe mund të mbetet vendi pa buxhet, e qytetarët pa mënyrën e vetme të mbijetesës”,ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në konferencën për medie pas…