Osmani në Amerikë, pjesëmarrëse në panelin për refugjatët dhe azilin

26 shtator 2025 | 11:20

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në panelin “Sistemi Global i Refugjatëve dhe Azilit: Çfarë shkoi keq dhe si të rregullohet” organizuar nga qeveria amerikane.

Këtë e para e shtetit të Kosovës e ka bërë me dije me anë të një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”.

“Kënaqësi që, si e ftuar nga zëvendëssekretari i Shtetit Christopher Landau, mora pjesë në panelin ‘Sistemi Global i Refugjatëve dhe Azilit: Çfarë shkoi keq dhe si të rregullohet’, të organizuar nga qeveria amerikane në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shqipe Selimi…