Osmani në Babaj të Bokës: Kosova, krah për krah me ShBA-në dhe NATO-n

03 qershor 2025 | 15:47

Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar sot në Babaj të Bokës, aty ku po mbahen ushtrimet e ‘DEFENDER Europe 2025’.

“Sot në Babaj të Bokës, në zemër të DEFENDER Europe 2025, ndjeva krenarinë që vetëm ushtria e Kosovës mund ta japë. Si Komandante Supreme, pata nderin t’i falënderoj dhe përgëzoj forcat tona për rezultatin e arritur, si dhe aleatët tanë të pathyeshëm, sidomos Divizionin e 28-të të Ushtrisë Amerikane, i cili po e drejton këtë ushtrim historik”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Ajo ka theksuar se ky ushtrim është dëshmi se Kosova është e përkushtuar, e aftë dhe e gatshme të qëndrojë krah për krah me SHBA-në dhe NATO-n.

“FSK është krenaria jonë, Aleanca është forca jonë! E ardhmja jonë është euroatlantike!”, ka deklaruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka takuar studentët…