Osmani në Emiratet e Bashkuara Arabe: Kosova është gati për ekonominë e gjeneratës së ardhshme
04 shkurt 2026
| 12:01
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe po merr pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes, për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të promovuar vizionin e Kosovës për zhvillim dhe inovacion.
Në fjalimin e saj në World Governments Summit në Emirate për vizionin e Kosovës drejt së ardhmes, ka theksuar se Kosova është gati për ekonominë e gjeneratës së ardhshme: e hapur dhe e gatshme për bashkëpunim!



