
Osmani: Në fillim të javës i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese
17 korrik 2025
| 17:09
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në fundjavë, atëherë në fillim të javës do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
“Jemi duke përgatitur lëndën për gjykatë kushtetuese, dhe nëse edhe gjatë këtij vikendi nuk ka marrëveshje me konstituim, atëherë në fillim të javës do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Mund të marrë shumë kohë, e kjo na fut në krizë kushtetuese me të cilën nuk jemi përballur asnjëherë”, ka thënë Osmani në një konferencë për medie pas vizitës zyrtare në ShBA dhe Letoni.