
Osmani në orën 14:00 takon përfaqësuesit e subjekteve politike
04 qershor 2025
| 11:47
Presidenca e Kosovës ka njoftuar për agjendën që do të ketë sot (e mërkurë) presidentja Vjosa Osmani, duke njoftuar se kjo e fundit do të mbajë një takim të përbashkët konsultativ me partitë politike lidhur me caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Takimi do të zhvillohet sot në orën 14:00, në objektin e Kuvendit të Kosovës, në sallën C301.
Në njoftim është theksuar edhe se pas takimit do të ketë komunikatë për medie.