Osmani në seancën solemne të Kuvendit: Lusim miqtë ndërkombëtarë të qëndrojnë krah nesh

17 shkurt 2020 | 11:44

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë solemne me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjell urimet e saj në 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ajo ka përshëndetur dhe uruar të gjithë mysafirët e veçantë që kanë qenë në sallë, nisur nga sportistë, artistë, familjarë të policëve të vrarë në detyrë dhe kategori të tjera të ftuar enkas në këtë ditë.

“Ata sot ndoshta nuk e kuptojnë peshën e vendimeve dhe veprimeve tona politike, por nesër do të mund t’i gjykojnë ato. Brezat e ri nuk do të pyesin se cilës parti i kemi takuar, por çfarë kemi bërë për shtetin”, është shprehur Osmani.

Më tutje, ajo ka përmendur të gjithë ata që kanë kontribuuar për liri dhe pavarësi, duke përfshirë edhe miqtë ndërkombëtarë.

“Sot kujtojmë bijat e bijtë që nuk rreshtën së punuari për ta jetësuar Republikën tonë. I kujtojmë të gjithë brezat, parasegjtihash arkitektin e shtetit tonë, atin themeltar Dr. Ibrahim Rugova, kujtojmë të gjithë heronjtë, Adem Jashari dhe Familjen Jashari që u bënë udhërrëfyes për të gjithë brezat”.

“Falënderojmë miqtë tanë ndërkombëtar që do t’u jemi përjetësisht mirënjohës. I lusim që të qëndrojnë krah nesh në synimet tona të përbashkëta, si integrimi euroatlantik. U jemi mirënjohës SHBA-së me të cilët ruajmë miqësi të hershme e të përhershme”, është shprehur Osmani.

Ajo ka thënë në fund se skena politike duhet të tregojë patriotizëm konstitucional.

“Referencë të jetë Kushtetua, ligjet dhe respekti ndaj tyre”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i viktimave nga koronavirusi i ri në Kinë arriti…