Osmani në takim me ministrin turk: Garantimi dhe mbrojtja e sigurisë së Kosovës janë prioritete

17 tetor 2023 | 16:10

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yasar Guler.

Presidentja e ka uruar Gulerin për pozitën e tij si ministër në Republikën e Turqisë, si dhe e ka falënderuar Turqinë e në veçanti presidentin Taip Rexhep Erdogan për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit me ministrin turk, Osmani ka diskutuar për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me theks të veçantë në trajnimet e FSK-së dhe shkëmbimin e intensifikuar me qëllim të avancimit të bashkëpunimit të përgjithshëm në fushën e sigurisë.

Ministri tuk ka konfirmuar mbështetjen e palëkundur për Kosovën. Guleri është shprehur mirënjohës ndaj Republikës së Kosovës, veçmas me solidarizimin dhe ndihmën që Republika e Kosovës i pati ofruar Turqisë pas tërmetit shkatërrues në këtë shtet.

Në takim, presidentja Osmani ka folur edhe për gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë, si dhe për aktin e agresionit dhe sulmin terrorist të Serbisë që ndodhi më 24 shtator në Republikën e Kosovës, me ç’rast ka potencuar se garantimi dhe mbrojtja e sigurisë në vend janë prioritet. Konfirmoi gatishmërinë dhe rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët në këtë drejtim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria e Ukrainës ka bërë me dije të martën se…