Osmani në takim me zyrtarët amerikanë: Aleancat strategjike, thelbësore për të ardhmen e Kosovës

10 qershor 2025 | 11:46

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo i ka falënderuar ata për kontributin e vazhdueshëm në mbështetje të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

Presidentja Osmani ka theksuar se aleancat strategjike janë thelbësore për të ardhmen e vendit dhe se partneriteti me ShBA-në do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë në procesin e ndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të shënimit të 147-vjetorit të themelimit të Lidhjes…