
Osmani në Uashington: Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me ShBA-në
09 korrik 2025
| 17:22
Presidentja Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në “Facebook”, ajo ka deklaruar se është takuar me ndihmëssekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan, në Departamentin e Shtetit.
Osmani ka thënë se me Hanrahan kanë ritheksuar përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
“Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me ShBA-të në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë”.
“Qëndrojmë krah për krah me ShBA-të në vlera, në vizion dhe në veprim”, ka shkruar Osmani.