Osmani nën llupën e Antikorrupsionit? Kupina: Presidentja mirëpret çfarëdo verifikimi, jo fushata njollosjesh

06 janar 2026 | 10:53

Pas raportimeve se Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurën zyrtare të verifikimit të pasurisë së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nga Presidenca kanë bërë me dije se nuk kanë informacione të tilla.

Megjithatë siç ka thënë Bekim Kupina, këshilltar i Osmanit, e mirëpresin çfarëdo verifikimi.

“Presidentja Osmani mirëpret çfarëdo verifikimi nga cilido institucion, që është i bazuar në pavarësi, paanshmëri, integritet, ligj dhe fakte të vërteta, por jo në fushata njollosjesh, të cilat dihet mirëfilli pse po ndodhi”, ka thënë Kupina për “RTV21”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka konfiskuar rreth 59 mijë euro para…