Osmani: Nëna Ferdonije, shembull i qëndresës në momentet e vështira

27 mars 2023 | 16:59

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Ferdonije Çerkezi është një nënë dhe një grua e jashtëzakonshme që po sfidohet vazhdimisht prej 24-vjetësh në pritje të zbardhjes së fatit të burrit dhe katër djemve, të rrëmbyer dhe të zhdukur me dhunë në mënyrë kriminale nga regjimi gjenocidal i Serbisë.

Osmani ka thënë se nëna Ferdonije Çerkezi është shembull i jashtëzakonshëm i ngulmimit dhe qëndresës në momentet e vështira.

“Ajo është një nënë dhe një grua e jashtëzakonshme që po sfidohet vazhdimisht prej 24- vjetësh në pritje të zbardhjes së fatit të burrit dhe katër djemve, të rrëmbyer dhe të zhdukur me dhunë në mënyrë kriminale nga regjimi gjenocidal i Serbisë”, ka thënë Osmani.

Presidentja e vendit ka theksuar se nëna ikonë, në këtë përvjetor, sërish është e vetme në tryezë në pritje të një lajmi.

“Nuk ka fjalë që mund ta shprehë dhimbjen dhe trishtimin e saj. Bashkëndjejmë me të në këtë përvjetor dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur që fati i më të dashurve të saj, sikurse edhe mbi 1600 të zhdukurve me dhunë të zbardhet sa më parë!”, ka theksuar Osmani.

Në përvjetorin e 24-të të rrëmbimit të 11 burrave dhe djemve të Gjakovës, presidentja e Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, vizituan sot shtëpinë muze të familjes Qerkezi, ku u pritën nga nëna Ferdonije Qerkezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka pritur të…