Osmani nesër për vizitë zyrtare në Malajzi, do të qëndrojë katër ditë

30 prill 2025 | 11:26

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Malajzisë ka njoftuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë një vizitë zyrtare atje, nga data 1 maj deri me 4.  Kjo është vizita e parë e Osmanit në Malajzi që kur ka marrë detyrën si presidente.

Siç ka njoftuar MPJ-ja e Malajzisë, Osmani do të pritet zyrtarisht në kryeqytetin Putrajaya, dhe më pas do të takohet me kryeministrin Dato’Serbi Anwar Ibrahim.

Diskutimet do të koncentrohen në rritjen e shkëmbimeve bilaterale, si në tregti, investime, edukim dhe lidhjet mes njerëzve.

MPJ e Malajzisë ka rikujtuar se e kanë njohur Kosovën më 30 tetor 2008 dhe kanë qenë një ndër vendet e para të Azisë që kanë njohur pavarësinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshjet e sotme në NBA kanë përcaktuar edhe dy skuadra…