
Osmani nesër takohet me Erdoganin
28 shkurt 2022
| 17:21
Presidenca turke ka paralajmëruar një takim i cili pritet të zhvillohet nesër (e martë) në mes të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe homologut të saj turk, Rexhep Taip Erdogan.
Në njoftimin e bërë në ueb-faqen e presidencës turke është thënë se Osmani po qëndron në Turqi me ftesë të presidentit Erdogan.
“Do të adresohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Turqisë dhe Kosovës si dhe do të shkëmbehen pikëpamje për të çuar përpara bashkëpunimin bilateral”, është thënë në njoftim.
Më tutje është thënë se në vizitën e parë zyrtare të Osmani në Turqi do të diskutohen zhvillimet aktuale bilateral dhe ato në Ballkan.