
Osmani nesër takohet me përfaqësuesit e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale
03 qershor 2025
| 12:00
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim subjektet politike për nesër (e mërkurë) për t’u konsultuar rreth caktimit të datës së zgjedhjeve lokale.
Këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina, ka bërë me dije se pas konsultimeve presidentja do ta caktojë datën e zgjedhjeve.
“Në bazë të kompetencave kushtetuese, presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjëherë pas konsultimeve, presidentja do ta caktojë datën e zgjedhjeve”, ka thënë Kupina.