Osmani ngushëllon familjen e Rrahim Latifit që humbi jetën në Ujman

30 korrik 2025 | 14:21

Presidentja  e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen Latifi për ndarjen tragjike nga jeta të Rrahim Latifit, i cili dje është gjetur pa shenja jetë në liqenin e Ujmanit.

“E nderuar Familja Latifi, me dhembje të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të më të dashurit tuaj, Rrahim Latifi. Rrahimi u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.  Humbja e jetës së një të riu është gjithmonë e rëndë, por edhe më e dhimbshme kur ndodh në rrethana të tilla. Në këto çaste dhimbjeje, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe lutjet për forcë e durim për ta përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme”, është thënë telegram-ngushëllimin e Osmanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka folur…