Osmani ngushëllon familjet e dy minatorëve që humben jetën në minierën e Artanës

02 qershor 2020 | 15:58

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjet e dy minatorëve të vdekur nga shembja e dheut në minierën e Artanës.

“Vdekja e 2 minatorëve nga shembja e dheut në minierën e Artanës është lajm i hidhur jo vetëm për familjet e tyre, por edhe për gjithë Kosovën. I shprehim ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave në emër të Kuvendit të Kosovës”

“Fati tragjik i dy luanëve të nëntokës, të cilët janë sinonim i sakrificës për vendin, duhet të jetë alarm për institucionet, të cilat duhet bëjnë më shumë për krijimin e kushteve të punës dhe sigurisë në sektorin minerar dhe atë të ndërtimit. E ndajmë dhembjen me ju në këto çaste të rënda!”, është thënë në telegram ngushëllimin e Osmanit, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I niminuari për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se të…