Osmani nis takimin me liderët e partive për datën e zgjedhjeve, mungon Kurti
06 mars 2026
| 13:27
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur takimin me liderët e partive politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve.
Në këtë takim nuk është duke marrë pjesë, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Ftesës së Osmanit për takim i janë përgjigjur pozitivisht kryetari PDK-së, Bedri Hamza, ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.



