Osmani nis vizitën shtetërore në Zvicër: Faleminderit për mikpritjen, miqësinë dhe nderimin

21 maj 2025 | 14:52

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është duke zhvilluar një vizitë shtetërore në Zvicër.

Ajo është pritur me nderime të larta shtetërore nga homologia e saj zvicerane, Karin Keller-Sutter.

Me këtë rast, Osmani e ka falënderuar atë për mikpritjen.

“Faleminderit për mikpritjen, miqësinë dhe nderimin, Presidente Keller-Sutter! Kjo vizitë e parë shtetërore në Zvicër që po fillon në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal të Zvicrës është dëshmi se bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Te Rahoveci e çmojnë fitoren në ndeshjen e parë finale…