Osmani: Nuk kam asgjë për të fshehur, pse s’më keni pyetur? Vajzat e mia shkollohen në Kosovë

11 shtator 2025 | 10:33

Presidentja e vendit, Vjosa Osmanit, ka thënë se nuk ka asgjë për të fshehur rreth shkollimit të vajzave të saj.

Në një konferencë për media, ajo ka theksuar se vajzat e saj, të cilat shkollohen në Kosovë, janë mbrojtur sipas protokolleve të sigurisë.

Presidentja ka sqaruar gjithashtu se mbrojtja e saj e afërt nuk e ka arrestuar dje kameramanin Jetmir Mujin, teksa ky i fundit po xhironte në një shkollë private, ku Osmani i çon dy vajzat e saj. Madje, ka thënë se vetë ka kërkuar nga mbrojtja e saj e afërt që mos t’i prekë me dorë gazetarët.

Ajo ka shtuar se incizimi i paautorizuar i fëmijëve nën 18 vjeç pa lejen e prindërve është vepër penale dhe se edhe në të kaluarën ka ndodhur një gjë e tillë.

“Vajzat e mia shkollohen në Kosovë, për pesë vite ishin në ‘Ismail Qemali’. Shumë prej jush e dini se keni shkuar e i keni incizuar. Ku njerëzit edhe nga Serbia kanë mundur me i pa. Prania e policisë ka mbrojtur edhe shumë e shumë fëmijë të tjerë. Prani që e kanë me protokolle të sigurisë.”

“Është hera e parë që një president i vendit kërcënohet me jetë. Është bërë thirrje publike që të vritem sipas flamurit, dhe kjo është raportuar në televizione. Vajzat e mia mezi e presin ditën që të dalin pa përcjellje. Këto janë protokolle të sigurisë. U publikua edhe një gënjeshtër se policia qëndron në klasën e vajzave të mia kur ato mbajnë mësim. Vajzat e mia kanë qenë për pesë vite në ‘Ismail Qemali’. Edhe një gënjeshtër që u publikua, kinse ato kanë mbajtur mësim ndaras me nxënësit e tjerë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan janë…